Dueli i javës së njëmbëdhjetë në kuadër të Viva Fresh Ligës së Parë do të gjykohet nga Festim Dogani, e i cili do të ndihmohet nga dyshja e gjyqtarëve anësorë, Hekuran Osmani e Leutrim Azemi.
Duhet përmendur se për këtë ndeshje është caktuar Agim Keka si delegat i ndeshjes, kurse si vëzghues i gjyqtarëve do të angazhohet Shaip Grainca.
Vjosa dhe 2 Korriku duelojnë mes vete të dielën, me ballafaqimin që do të nisë në ora 13:00 e do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Shtime.






