Flamur Nagavci sërish gjyqtar kryesor në ndeshje të 2 Korrikut

Këtë të enjte, nga Federata e Futbollit e Kosovës, janë bërë të ditur gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjet e javës së katërt të Viva Fresh Ligës së Parë.

Si për çudi, 2 Korrikut po i rastis që edhe në këtë xhiro për gjyqtar kryesor ta ketë Flamur Nagavcin, i cili ishte “bilbili kryesor” edhe në ndeshjen e fundit që “verdheblutë” e zhvilluan në udhëtim te VllazniaPozheran, ndeshje e cila u mbyll me shumë polemika, sidomos për shkak të mënyrës se si gjykoi Nagavci.

Në duelin që do të zhvillohet në Arbëri të Prishtinës, përpos Nagavcit, drejtësinë do ta ndajnë edhe dy gjyqtarët anësorë, Fisnik Rama e Kastriot Peci, të cilët kanë gjykuar disa ndeshje të skuadrës nga Arbëria në edicionin e fundit.

Në anën tjetër, në rolin e vëzhguesit të gjyqtarëve do të jetë Nexhmedin Mehana, kurse delegat i ndeshjes do të jetë Fisnik Haxhiu.

Potencojmë se, 2 Korriku – Kika do të zhvillohet të shtunën e 10 Shtatorit. Ndeshja do të nis në ora 15:00.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave