Kosova U19 në futsall e ka nisur për mrekulli fazën “Main Round” në Porto të Portugalisë. “Dardanët” me sukses e kanë kaluar sfidën e parë, teksa kanë deklasuar Sllovakinë U19 me rezultat 7:1.

Për skuadrën “dardane” u paraqitën tre futbollistë nga FC 2 Korriku; Albion Murturi, Ideal Abdullahu e Olti Shala që angazohen me moshsat nën 19-vjeç të klubit “verdheblu”, shkëlqyen për Kosovën, duke ndihmuar ekipin në arritjen e fitores së parë. Vlen të permendet se Abdullahu la shenjën e tij në këtë ndeshje, ku shënoi gol për ta thelluar epërsinë e ekipit të Kosovës.
Kombëtarja jonë do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje tjera në Portugali dhe aty do të vendoset fati i kualifikimit për në EURO 2023. Skuadra e drejtuar nga përzgjedhësi Haki Ahmeti do të ketë punë fillimisht me ekipin nikoqir, Portugalinë, dhe më pas me atë të Bjellorusisë.






