AlbanianEnglish

,

Kapiteni Andi Oruqi flet para ndeshjes së radhës kundër Vjosës

Mesditën e sotme janë mbyllur përgatitjet e fundit për duelin e radhës që të besuarit e trajnerit Besim Ademi do ta kenë kundër Vjosës në udhëtim.

Ndonëse me formën jo më të mirë të mundshme për sa i përket rezultateve, “verdheblutë” kryeqytetas janë gati për një duel sa të vështirë, aq edhe të rëndësishëm ndaj Vjosës në Viva Fresh Ligën e Parë.

Në lidhje me ndeshjen përballë ekipit nga Shtimja, 2korriku.com ka arritur të marrë një prononcim nga kapiteni i skuadrës prishtinase, Andi Oruqi.

“Ndihemi mirë, përkundër që kemi ngarkesë goxha të madhe sidomos në javët e fundit. Sapo mbaruam stërvitjen e fundit dhe mund të them se ekipi është në gjendje të mirë dhe gati për t’u ndeshur me një ekip si Vjosa, me të cilin jemi ndeshur edhe afro dy muaj më parë”, e hapi fjalën e tij futbollisti Oruqi, njëkohësisht kapiten i ekipit.

Se 2 Korriku është në gjendje të vështirë për sa i përket rezultateve këtë e tregon edhe vet renditja tabelare, e për këtë, mesfushori Oruqi me tipare defanzive shprehet: “Po ne të mërkurën e patëm mundësinë që të fitojmë e të largohemi nga pozita e fundit, mirëpo nuk dhamë mjaftueshëm në lojë edhe normalisht se pastaj nuk arritëm që të largohemi nga kjo pozitë që askush nuk e dëshiron. Është e vështirë tani për tani, por nuk kemi mundësi tjetër përveçse të punojmë ende më shumë dhe të kërkojmë që të largohemi sa më shpejtë nga vendi i fundit. Kemi lojtarë shumë të mirë dhe kam shumë shpresë që shpejt kemi për të fituar pikë të reja që vërtetë mund të na ndihmojnë shumë në vazhdim të kampionatit.”

Vjosa – 2 Korriku do të jetë dueli i dytë këtë edicion mes këtyre dy skuadrave, e për Oruqin kjo përballje do të thotë shumë për nga rëndësia, sepse siç  thotë edhe vet ai: “Kampionati sa shkon drejt përfundimit, secila ndeshje bëhet më e rëndësishme.“

“E mira është që kemi shumë dëshirë për të ecur përpara e të fitojmë pikë, ani pse qysh e përmenda edhe më herët, nuk është se jemi në pozitë fort të mirë. Nesër luajmë ndeshjen e radhës, andaj neve na duhet ta bëjmë detyrën tonë dhe nga Shtimja të largohemi me një rezultat pozitiv që mund të na kryej shumë punë më pas”, mbylli fjalën e tij mesfushori kapiten, Andi Oruqi.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave