Klubi i Futbollit “2 Korriku” dhe Endrit Musolli ndërprejnë bashkëpunimin; futbollisti llapjan kalon tek skuadra e Podujevës

Klubi i Futbollit “2 Korriku” njofton opinionin se ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin Endrit Musolli, vendim ky i marrë në dakordim me futbollistin që tek 2 Korriku u transferua plot tri vite e gjysmë më parë nga KF “Llapi”.

Musolli tek 2 Korriku u transferuar si futbollist junior, grupmoshë në të cilën për skuadrën prishtinase u aktivizua për dy edicione të plota, për të kaluar më pas në ekipin senior, skuadër me të cilën edhe debutoi në Nëntorin e vitit 2020, në një ndeshje kampionale kundër KF Ferizaj në kuadër të Ligës së Parë.

Duke respektuar vendimin e futbollistit për të ndryshuar ambient, të gjithë nga kampi “verdheblu” kanë shfrytëzuar rastin që Musollin ta falënderojnë për kontributin e dhënë si dhe natyrisht t’i urojnë suksese në aventurën e tij të re në klubin e Podujevës.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave