AlbanianEnglish

,

Klubi i Futbollit “2 Korriku” do të sponsorizohet sërish nga Banka Ekonomike

Klubi i Futbollit “2 Korriku” ka marrë një “dhuratë” për fundvit, me ç’rast ka arritur nëshkrimin e marrëveshjes për sponsorizim edhe për një vit tjetër me bankën numër një në vend, Bankën Ekonomike.

Klubi kryeqytetas dhe banka më e njohur në vendin tonë, me përfaqësuesit e tyre kanë nënshkruar kontratën që Bankës Ekonomike ia mundëson që ta sponsorizojë Klubin e Futbollit “2 Korriku” për vitin e ardhshëm, mundësi kjo që vie nëpërmjet Ligjit për Sponsorizime.

Me t’u nënshkruar kontrata ndërmjet të dyja palëve, kryetari i KF “2 Korriku”, z. Rexhep Baholli, u shpreh i kënaqur që klubi “verdheblu” është përfitues i një ndihme të tillë sponsorizimi. Z. Baholli theksoi tutje: “I jemi shumë falënderues Bankës Ekonomike. Nuk është hera e parë që na dalin në ndihmë në këtë lloj forme dhe për neve kjo do të thotë shumë. Bankës Ekonomike i jemi dhe do t’i jemi përgjithmonë mirënjohës për të gjitha përpjekjet për ta ndihmuar klubin tonë.”

2 Korriku, pos që fitoi një mundësi të tillë bashkëpunimi me një gjigande si Banka Ekonomike, tashmë ka treguar se është emër serioz, të cilit nuk hezitojnë t’i përgjigjen edhe biznese të fuqishme që operojnë në vendin tonë.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave