Pasditen e së premtes, klubi i 2 Korrikut nga Arbëria e Prishtinës, është furnizuar me produkte që mundësojnë rehidrim më të shpejtë dhe furnizim me vitamina e minerale thelbësore, krejt kjo e bërë për të mirën e futbollistëve “verdheblu”, për të cilët, që nga kjo fundjavë, do të nis një periudhë kohore e mbushur me aktivitete në garat që do të zhvillohen në futbollin e Kosovës.
Furnizimin me produkte të brendit “Peeroton” për klubin kryeqytetas, e mundëson kompania vendore “Improve – Health and Performance Consulting”, që njëkohësisht është edhe importues ekskluziv i i produkteve të “Peeroton” për Kosovë.
Qëllimi i furnizimit më produktet e lartpërmendura është rehidrimi më i shpejtë dhe furnizimi me vitamina e minerale thelbësore, që janë shumë me rëndësi për gjendjen fizike të futbollistëve, të cilëve u mundësohet që përmes pijeve hipotonike të jenë në gjendjen e tyre optimale për t’i zhvilluar aktivitetet sportive.
Theksojmë se 2 Korriku bashkëpunon tash e sa vite me kompaninë “Improve – Health and Performance Consulting”, e cila me profesionalizmin dhe punën e madhe të bërë ndër vite, ka bërë që ta marrë epitetin e kompanisë lidere që bënë furnizimin e sportistëve me produkte të ndryshme që sportistëve iu ofrojnë energji e qëndrueshmëri, në atë mënyrë që në aktivitetet sportive të japin maksimumin e tyre.
Rreth bashkëpunimit që klubi i 2 Korrikut e ka me kompaninë “Improve”, disa herë është prononcuar edhe vet drejtori i klubit nga Prishtina, Shaban Baholli, i cili edhe sot e ka vlerësuar lartë kompaninë vendore, ndaj të cilës janë falënderues edhe vet futbollistët e klubit që po ndihmohen shumë nga produktet e “Peeroton”.






