Komisioni për delegimin e gjyqtarëve ka bërë të ditur emrat e gjyqtarëve që do të gjykojnë ndeshjet e javës së dytë të Viva Fresh Ligës së Parë.
Nga delegimet e bëra, shihet se dueli në mes skuadrës nga Pozherani, Vllaznisë, dhe skuadrës nga Prishtina, 2 Korrikut, i është besuar gjyqtarit Flamur Nagavci, kurse si asistentë të tij janë vendosur Lekë Saraqini, si asistent i parë, dhe Krenar Gaxholli, si asistent i dytë.
Po ashtu, janë bërë të ditur edhe emrat e vëzhguesit të gjyqtarëve dhe delegatit të ndeshjes. Vëzhgues në këtë ndeshje do të jetë ish-gjyqtari i mirënjohur, Driton Preniqi, kurse detyrën e delegatit do ta kryej Burim Vrajolli.
Ritheksojmë se Vllaznia – 2 Korriku, ndeshje e xhiros së dytë në Viva Fresh Ligën e Parë, do të zhvillohet të dielën që po vie, me fillim në ora 15:00. Ndeshja do të zhvillohet në Pozheran, më saktësisht në stadiumin me bar sintetik të klubit të Vllaznisë.






