Në ambientet e FC 2 Korriku u zhvillua trajnimi për masazhin e zemrës dhe përdorimin e defibrilatorit të jashtëm gjysmë-automatik nga ekipi i QMU – Prishtinë

Pasditen e sotme, në ambientet e FC 2 Korriku në Arbëri të Prishtinës, nga ekipi mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Urgjente, i përbërë nga Dr. Muhamet Ademi, Inf. Bech. Besnik Krasniqi dhe Inf. Arben Visoka, u zhvillua një trajnim i rëndësishëm për masazhin e zemrës dhe përdorimin e defibrilatorit të jashtëm gjysmë-automatik.

Treshja e ekipit mjekësor që ishte e pranishme sot në ambientet e klubit “verdheblu” nisi me shpjegimet në lidhje me arsyet e zhvillimit të këtij trajnimi dhe pastaj u vazhdua me dhënien dhe shpjegimin e të gjitha detajeve që lidhen me rastet e ndryshme që lidhen me zemrën, respektivisht arrestet kardiake, që mund të ndodhin në fusha të futbollit apo kudo tjetër.

Në fakt, disa raste të ndodhura në vitet e fundit kur futbollistët kanë pasur raste që kanë pësuar arrest kardiak në fusha të futbollit dhe pajisja e FC 2 Korriku muaj më parë me defibrilator nga “UNFPA Kosovo”, ishin arsyet kryesore se pse klubi kryeqytetas vendosi që të bashkëpunojë me Qendrën e Mjekësisë Urgjente me në krye Dr. Avdyl Pacolli dhe të zhvillohet ky trajnim.

Duke shpresuar se nuk do të ketë asnjëherë më raste të rënda si ato të arresteve kardiake në fushat e futbollit apo në çfarëdo vendi tjetër dhe se nuk do të ketë më nevojë për përdorim të defibrilatorëve, krerët e FC 2 Korriku falënderuan ekipin mjekësor nga QMU si dhe drejtorin e saj, të nderuarin Dr. Avdyl Pacolli.

Përfaqësuesit e klubit “verdheblu”, drejtorët Shaban Baholli e Labinot Haziri u shprehën shumë mirënjohës ndaj ekipit mjekësor që ishte i pranishëm në ditën e sotme dhe potencuan se përpjekjet për ligjerata dhe iniciativa të tilla nuk do të mungojnë as në të ardhmen.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave