Njihuni me detajet e fazës së fundit të Viva Fresh Ligës së Parë

Me ndeshjen e nesërme Vjosa – Kika do të përmbyllet faza e dytë e kampionatit në grupin “B” të Viva Fresh Ligës së Parë. Me t’u mbyllur kjo xhiro, nga renditja përfundimtare e kësaj pjese të kampionatit, përmes sistemit të Bergerit do të caktohen çiftet e xhirove pasuese deri në fundin e kampionatit të edicionit 2022/23.

2 Korriku, që në pranverë nuk di për humbje, tashmë e ka të sigurt qëndrimin në pozitën e shtatë në renditjen tabelare në këtë fund të fazës së dytë; me gjendjen e tyre në renditje, “verdhebluve” sistemi i lartpërmendur do të ua rezervojë një përballje derbi në nismë të fazës së tretë, atë kundër skuadrës së Flamurtarit.

Sikurse dy fazat e para, edhe faza e tretë do të rezervoj nga nëntë përballje për të gjitha skuadrat që garojnë në rangun e dytë të garave të futbollit kosovar. Skuadra nga Arbëria, sipas sistemit, do të duhet që nga nëntë ndeshjet, pesë prej tyre t’i zhvillojë si mysafire, ndërsa katër prej tyre t’i luajë në shtëpinë e vet.

Interesant është fakti se “verdheblutë” do të jenë mysafirë të skuadrave poshtë tyre në tabelë si Arbëria nga Dobraja e Vllaznia nga Pozherani, ndërsa do ta presin sërish lideren e kampionatit, Fushë Kosovën, saktësisht tri xhiro para përfundimit të të gjithë edicionit.

Për t’u saktësuar të gjitha xhirotë e mbetura deri në fund, do të duhet të pritet edhe ndeshja e nesërme që zhvillohet në Shtime, pas së cilës fokusi do të jetë i tëri në fazën e radhës së garave.

 

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave