AlbanianEnglish

,

Raporti i ndeshjes Feronikeli ’74 – 2 Korriku

2 Korriku nuk ka arritur që t’i bëj ballë ekipit nga Drenasi, Feronikelit ‘74, në ndeshjen e 1/16 së Kupës së Kosovës, me ç’rast ështe mposhtur me rezultat bindës, 4:1.

Për ekipin “kryeqytetas” sot nuk shkoi asgjë, e për më tepër u dominua në tërësi nga ekipi vendës, që thënë të drejtën me plot meritë edhe kaloi tutje në mesin e tetë ekipeve më të mira të Kupës së Kosovës.

Ekipi nga Drenasi, çështjen e fituesit e mbylli brenda 42’ minutave të para të ndeshjes, kur edhe realizoi plot katër herë me katër realizues të ndryshëm, që ishin: Shabani (5’), Hyseni (7’), Sheqerolli (16’) dhe Ibrahimi (42’).

E në anën tjetër, ani pse tentoi të këndellej në pjesëlojën e dytë, ekipi i 2 Korrikut krejt çka arriti ishte vetëm goli i nderit i realizuar nga 18-vjeçari debutues, Ideal Abdullahu, i cili është produkt i Shkollës së Futbollit “2 Korriku” e që sot arriti t’i marrë minutat e para si senior “verdheblu”.

Tjetër gjë që vlen të përmendet nga ndeshja e sotme është edhe udhëheqja e ekipit “verdheblu”, që sot u drejtua nga ndihmës-trajneri Ardit Gashi, në mungesë të trajnerit Besim Ademi, i cili ndodhet me Kosovën U19Suedi, atje ku edhe do të zhvillohen ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian për moshat nën 19-vjeç.

Me këtë ndeshje, 2 Korriku mbyll vitin kalendarik për sa i përket ndeshjeve zyrtare, teksa rikthimi tek ndeshjet zyrtare do të bëhet tek në fundin e muajit Shkurt të vitit 2023.

Kupa e Kosovës; Raundi 1/16

Feronikeli – 2 Korriku [4:1] (4:0 pas pjesës së parë)

Golashënues: Xhevdet Shabani (5’), Muhamet Hyseni (7’), Donart Sheqerolli (16’), Labinot Ibrahimi (42’) – Ideal Abdullahu (76’)

Gjyqtarët: Eridon Podvorica, Fatmir Abrashi, Denis Nimani

Delegat i ndeshjes: Xhevdet Dabiqaj

Vëzhgues i gjyqtarëve: Besfort Kasumi

Formacioni startues i Feronikelit ‘74: P. Terziu, G. Musa (B. Rexhepi 70’), L. Lladrovci (kap.)(D. Morina 55’), A. Haxhaj (A. Krasniqi 78’), L. Ibrahimi, A. Shabani, D. Sheqerolli (L. Xhinovci 55’), I. Cervadiku, Xh. Shabani, D. Rogova, M. Hyseni (N. Hasani 70’). Kryetrajner: Granit Begolli.

Formacioni startues i 2 Korrikut: F. Neziri, P. Osmani, R. Arifi, A. Salihu (A. Beqiri 60’), M. Hyseni, A. Oruqi (kap.)(E. Musolli 46’), B. Shala, L. Jetullahu (Sh. Aliti 60’), E. Gashijan (I. Abdullahu 75’), E. Morina, G. Latifi (F. Bajrami 46’). Kryetrajner: Ardit Gashi.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave