AlbanianEnglish

,

Si shkoi stinori i parë në gara zyrtare për vajzat “verdheblu”?

Me plot pasion, dashuri e përkushtim ndaj sportit të futbollit, vajzat e Klubit të Futbollit “2 Korriku” kanë përfunduar stinorin vjeshtor në garat e Ligës U17 – Vajzat.

Nëntë ndeshje të zhvilluara. Në secilën ndeshje duke mësuar diçka të re; lirisht mund të thuhet se ky stinor ishte i suksesshëm për vashat nga Arbëria, të cilat ani pse dëshpëruan për kah ana e rezultateve, treguan karakter e dëshirë të madhe për t’u zhvilluar në sportin e futbollit.

Në fakt, kryeqytetaset e nisën stinorin mjaft mirë, teksa deklasuan rivalet lokale, ato të Rilindjes, me rezultat të thellë 5:1. Mirëpo, kjo fitore doli të jetë e vetmja e ekipit të 2 Korrikut në këtë stinor dhe doli të jetë fitorja që 2 Korrikut i siguroi pozitën e parafundit në tabelë në fund të vjeshtës.

Në xhirot tjera, 2 Korriku kishte përballë futbolliste e skuadra për të cilat ky stinor nuk ishte debutues siç ishte për vajzat e “verdhebluve”, dhe natyrisht se dallimet ishin të dukshme, për çka edhe rezultatet që arriheshin ishin nganjëherë edhe të thella jo në të mirë të skuadrës nga Arbëria.

Sido që të jetë, me apo pa rezultate pozitive, 2 Korriku vazhdoi punën, e për aspektin e motivimit dhe punës së vajzave, nuk ka ngurruar që të flasë vet trajnerja e ekipit, Florentina Kallaba.

Kallaba ka potencuar se: “Nganjëherë ka qenë e vështirë që të pranohen disa rezultate të larta, mirëpo vajzat më kanë surprizuar edhe mua, sepse asnjëherë nuk janë ndalur duke punuar. Ato e dinë se futbolli kërkon shumë punë dhe më vjen mirë që nuk janë dorëzuar për shkak të rezultateve apo  ndonjë faktori tjetër. Për këtë gjë jam shumë krenare dhe shumë e lumtur që po punoj me këto vajza të jashtëzakonshme.”

Ani pse garat në Ligën U17 – Vajzat tashmë kanë përfunduar, 2 Korriku nuk do të ndalë punën as në muajt që nuk do të ketë ndeshje zyrtare, teksa do të vazhdoj me stërvitje dhe pse jo në raste kur do të ketë kushte të mira atmosferike do të tentoj edhe zhvillimin e ndonjë ndeshjeje miqësore.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave