Labinot Haziri, i lindur në Prishtinë, më datë 01 Janar 1992, mban tituj si: “Master i Eduktimit Fizik dhe Sportit”, “Master në Psikologji të Përgjithshme”, e po ashtu është i shkolluar në nivelin më të lartë të shkollimit për trajner, me ç’rast e ka marrë licencën “UEFA PRO”. Po ashtu, për momentin, Labinoti angazhohet si drejtor i Shkollës së Futbollit “2 Korriku” si dhe udhëheq ekipin e moshave nën 19-vjeç të Klubit të Futbollit “2 Korriku”.
Labinotin e lidh e tërë jeta me sport, konkretisht me futboll. Pse themi kështu është fakti që Labinoti ka kaluar plot 15 vite si futbollist aktiv, tash e 11 vite angazhohet si trajner futbolli dhe që nga viti 2018 është mësimdhënës i Edukimit Fizik, Sportit dhe Shëndetit.Karriera si futbollist – Si futbollist, karriera e tij niste në vitin 2000, teksa suksesin e parë e arrinte në edicionin 2006/07, kur si pioner (U15) fitonte titullin kampion në Regjionin e Prishtinës, e po në atë edicion, me të njëjtën grupmoshë, fitonte titullin kampion të Kosovës. Sukseset si futbollist nuk ndalen me kaq, pasi që Haziri arrin titullin kampion në nivel vendi edhe me moshat U19, në edicionin 2009/10. Për t’u përmendur është edhe fakti që Labinoti si futbollist, u avitit 2007 deri në vitin 2012.
Përvoja si trajner – Viti 2011, shënon vitin kur Labinot Haziri vendos që të vazhdoj karrierën edhe në zejen e trajnerit. Kësisoj, ai karrierën e nis si ndihmës trajner i moshave U9 dhe U11, ndërsa gjatë kësaj periudhe 11 vjeçare Haziri, në klubin e 2 Korrikut, ka udhëhequr moshat si: U13, U15, U17 dhe U19. 11 vite me shumë suksese kanë qenë për trajnerin Labinot Haziri, i cili në këtë periudhë ka arritur fitimin e titujve kampionë në nivel të Kosovës (katër tituj), tituj kampionë në nivel të Regjionit të Prishtinës (katër tituj), tituj kampioni në turne të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit (dhjetë tituj).
Përvoja si mësimdhënës – Krahas përvojave si futbollist e trajner futbolli, Haziri tash e katër vite angazhohet në “European School of Kosova” si mësimdhënës i Edukimit Fizik, Sportit dhe Shëndetit. Në këtë punë, Haziri angazhohet me nxënësit që iu takojnë klasave 1-9.