AlbanianEnglish

,

Stinori vjeshtor i Viva Fresh Ligës së Parë mbyllet nesër; 2 Korriku përballet me Ulpianën

Katër ditë pas duelit të fundit, 2 Korriku do të hidhet sërish në aksion, kësaj radhe si vendës ndaj Ulpianës, në një duel që do të mbyll stinorin vjeshtor të rangut të dytë të garave në futbollin e Kosovës.

“Stinorin e kemi nisur me barazim, jemi të motivuar ta mbyllim me fitore” janë fjalët e para të mbrojtësit me shumë përvojë, Përparim Osmanit, para duelit të nesërm kundër “lipjanasve” Ulpianës.

“Verdheblutë” vijnë nga një barazim i vlefshëm në Kamenicë, teksa Ulpiana vie nga humbja në shtëpi. Për këtë, Osmani thotë: “Në Kamenicë mund të them që s’patëm shumë fat. Ndeshjen e kishim në dorë dhe u dënuam nga një gol i befasishëm. Sidoqoftë, edhe një pikë ishte e mirëseardhur, për shkak që na ka ndihmuar ta kemi lart motivimin dhe të jemi gati për nesër, kur edhe luajmë në shtëpi. Ulpiana me sa e di vjen nga një humbje dhe natyrisht se edhe ata nuk vijnë të dorëzuar, prandaj duhet qasje serioze nga ne që mos t’i lëm asgjë rastit.”

Osmani, që për 2 Korrikun është paraqitur në të gjitha ndeshjet e këtij stinori, shprehet i gatshëm edhe për nesër, për çka ai thotë se është ndoshta ndeshja më e rëndësishme deri më tani.

“Kur e mendon, duket sikur kampionati ka shkuar shumë shpejt. Nuk kemi arritur që të kemi atë stabilitetin e rezultateve, por është mirë që nesër e kemi rastin që ta mbyllim stinorin larg pozitës së fundit, për çka edhe kemi luftuar deri tash. Në rast të fitores, ne largohemi nga vendi që na ka përcjellur deri tani dhe ky qëllim për ne e bën ndeshjen e ditës së nesërme ndeshje të rënëdësisë së veçantë, e pse jo e bën edhe ndeshjen më të rëndësishme për ne deri më tani”, shtoi tutje mbrojtwsi me përvojë të madhe në futbollin kosovar.

Ekipi kryeqytetas ka arritur katër pikë në dy javët e fundit, e këtë seri të mirë do të tentoj ta vazhdoj. Këtë gjë e potencoi edhe vet mbrojtësi Osmani, që tha: “Pas krejt atyre rezultateve të dobëta që i patëm, tash fitimi i katër pikëve na ka ndihmuar shumë. Atmosfera në kamp është më e mirë edhe natyrisht që është shtuar dëshira që të vazhdojmë me këso rezultate, për shkak që vërtetë kemi pasur mungesë të tyre deri tash.”

2 Korriku e Ulpiana ndeshen nga ora 13:00, e Përparimi ka këtë mesazh për fund: “Duhet angazhim si asnjëherë më parë. Duhet fitore dhe shkuarje në pushimin e dimrit larg pozitës së fundit.”

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave