Tefik Maloku delegohet si gjyqtar kryesor në përballjen Vushtrria – 2 Korriku

Pasditen e sotme janë bërë publikë emrat e zyrtarëve të deleguar për xhiron e tetëmbëdhjetë në të dyja grupet e Viva Fresh Ligës së Parë.

Një prej ndeshjeve më të rëndësishme të këtij raundi të grupit “B”, ajo ndërmjet Vushtrrisë dhe 2 Korrikut, i është besuar gjyqtarit me përvojë shumë të madhe në ndarjen e drejtësisë në futbollin kosovar, Tefik Malokut.

Përpos Malokut, treshen e gjyqtarëve do ta plotësojnë Bunjamin Raqi dhe Liridon Selmani që do të jenë në rolet e gjyqtarëve anësore.

Lista e zyrtarëve të ndeshjes ndërmjet “vushtrriasve” dhe “prishtinasve” kompletohet me delegatin Enver Duriqi dhe vëzhguesin e gjyqtarëve, Erduan Baliqin.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave