E nderuara familja Rrahmani,
Të nderuar pjesëtarë të komunitetit të futbollit në Kosovë,
Na lejoni që me sinqeritetin më të madh, t’i shprehim ngushëllimet tona për Sadik Rrahmanin, njërin prej njerëzve që i dha shumë futbollit kosovar, jo vetëm si futbollist i disa skuadrave, përfshirë këtu edhe 2 Korrikun, por edhe në zejen e trajnerit e atë të gjyqtarit.
Ndarja nga jeta e më të dashurit të familjes Rrahmani, natyrshëm që është humbje e madhe pikësëpari për familjen e pastaj edhe për futbollin tonë, mirëpo veprat që ai ka lënë pas do të bëjnë që ta mbajmë përherë në zemrat tona.
Shkuarja në amshim e Sadikut në këtë moshë na pikëllon të gjithëve, por kujtimin për të do ta mbajmë gjallë përgjithmonë.
Edhe një herë, familjes Rrahmani e komunitetit të futbollit kosovar, iu shprehim ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të të ndjerit!
Dheu i Kosovës qoftë i lehtë për të!
Me respekt, FC 2 Korriku






