Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të të riut Rron Islami

E nderuara familje Islami,

Të lënduar me humbjen e një djaloshi fantastik si Rroni, Ne si Football Club 2 Korriku, Ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.

Është vërtetë e vështirë të gjesh fjalë për t’u shprehur në raste të tilla, kur goditesh me një lajm kaq të hidhur, siç ishte lajmi për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, lajm i cili definitvisht na tronditi të gjithëve e na bëri të ndihemi keq.

Rroni vite më parë u angazhua në klubin tonë të futbollit, e ato kujtime që ai i la në klubin tonë, do të mbeten pjesë e pashlyer e historisë sonë; do të mbeten momente, me të cilat mund të krenohemi ne si klub, me vet faktin se pjesëtar patëm një të ri fantastik, i cili pos që nuk u kursye kurrë brenda fushave të blerta, ishte i shkëlqyeshëm edhe jashtë tyre, me sjellje të mira e duke qenë një djalosh shembull për t’u ndjekur.

Edhe një herë, juve si familje, ua shprehim ngushëllimet më të sinqerta e Ju qëndrojmë pranë në këto momente të rënda, kurse Rronin do ta mbajmë mend gjithmonë, ashtu sic edhe shokët e gjeneratës së tij e kanë quajtur, si ‘djali ma i mirë i ekipit’.

Dheu qoftë i lehtë për ty, Rron!
Me shumë respekt, Football Club 2 Korriku

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave