Trajneri i ri në moshë, por me shumë potencial, Ismail Berisha, ka arritur një tjetër sukses, kësaj radhe në aspektin personal, duke marrë titullin “Master i Shkencave Sportive”, pas studimeve të kryera në nivelin Master, në Fakultetin e Edukimit Fizik.
Për trajnerin Berisha, ky sukses vjen pas një edicioni të gjatë, të lodhshëm e shumë të suksesshëm si trajner i moshave nën 13 vjeç, njohur si skuadra e fatosëve.
Trajneri 26 vjeçar njihet për angazhimin e tij të madh në punën me të rinjtë e shkollës “verdheblu”, e suksesi i arritur duke fituar titullin “Master i Shkencave Sportive” ka ardhur pikërisht si pasojë e angazhimit maksimal që Ismailin e shquan dhe e dallon si një prej trajnerëve të rinjë më të përgatitur.
Rreth arritjes se tij, trajneri Berisha ka potencuar: “Me sukses përmbylla studimet Master dhe me krenari mbaj titullin Master i Shkencave Sportive. Faleminderit profesorëve të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe stafit akademik për udhëzimet e çmueshme përgjatë këtyre viteve. Jashtëzakonisht falenderues ndaj familjes, kolegëve dhe miqëve të mi për përkrahjen e vazhdueshme!”
E për Berishën, fjalë ka edhe nga familja “verdheblu”, pjesëtarët e klubit në të cilin ai angazhohet. Kështu, shumë të lumtur me suksesin e trajnerit, të gjithë nga 2 Korriku e përgëzojnë Ismailin si dhe i urojnë gjithë të mirat në jetë.






