Vajzat e 2 Korrikut shkëlqyen e shënuan një mori golash në debutim

Dy vite punë, angazhim e përkushtim nga vashat e 2 Korrikut, u kurorëzuan me një rezultat fantastik në ndeshjen debutuese në Ligën U17. Vajzat “verdheblu” treguan se janë shumë serioze në qëllimet e tyre dhe këtë e vërtetuan me një goleadë kundër vajzave tjera nga kryeyqyteti, atyre të Rilindjes.

Të drejtuara nga Florentina Kallaba, vajzat e 2 Korrikut treguan se sa shumë janë të dhëna pas sportit të futbollit. Këtë e treguan me pasionin e tyre e madje e konkretizuan me lojë interesante që në fund iu rezultoi me plot pesë gola të realizuar.

Vajzat shkëlqyen, sidomos vajza më e re në fushë, Erina Mehmeti, e cila me atë që tregoi nuk dha përshtypjen se është më e vogël në moshë. Lëvizjet e saj në fushë habitën të gjithë të pranishmit, por jo edhe trajnerët e saj, të cilët jo rastësisht i kanë dhënë rastin që si 11-vjeçare të paraqitet me moshat nën 17-vjeç. Tre gola të realizuar, dhjetëra raste të krijuara dhe shumë driblime në pjesën e kundërshtarëve e karakterizuan paraqitjen e parë të Mehmetit në gara zyrtare, paraqitje e cila jep shpresë se e ardhmja do të jetë edhe më e suksesshme për Erinën, e cila jo më larg se një muaj më parë, arriti që më ekipin e djemve të 2 Korrikut të marr epitetin e lojtares më të mirë të për moshat nën 11-vjeç në “Summer Cup Football Tournament”.

Ky duel i parë i edicionit 2022/23, i zhvilluar në fushën e stadiumit të 2 Korrikut, pa skuadrën “verdheblu” me këtë njëmbëdhjetëshe startuese: Lea Sylejmani, Etna Limani (kap.), Altrisa Gashi, Anita Kokollari, Aulona Bunjaku, Florjeta Berisha, Elva Bahtiri, Kaltrina Dragusha, Erina Mehmeti, Eriola Demiri, Suhejla Kaquri, teksa Kokollari (9’, 18’) e Mehmeti (58’, 70’, 75’) mbushën listën e golashënueseve.

2 Korriku tani ka tri pikë, kurse në xhiron e dytë do të përballet me skuadrën e Vizionit.

 

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave