Valton Ibrahimi, talenti i radhës që i bashkohet 2 Korrikut

Në vazhdën e punës për të krijuar një ekip solid, që përfshin futbollistë me përvojë që në vitet e fundit kanë mbrojtur ngjyrat “verdheblu”, futbollistë të rinjë të rritur në shkollën e 2 Korrikut dhe futbollistë me potencial që vijnë nga skuadra tjera të vendit, 2 Korriku ka kënaqësinë që të njoftoj opinionin futbolldashës, që ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë, 19-vjeçarin Valton Ibrahimi.

Valtoni, që është i lindur më 22 Shkurt të vitit 2003, shihet si futbollist me shumë talent, e kjo vërtetohet nga debutimi i tij i hershëm në ekipin senior si dhe ftesat që ka marrë nga moshat e reja të Përfaqësueses së Kosovës ndër vite. I shpejtë dhe shumë këmbëngulës, janë tiparet që e karakterizojnë Valtonin, djaloshin i cili karrierën do e vazhdoj te klubi nga Arbëria, 2 Korriku.

Karrierën e nisi te Klubi i Futbollit “Hysi”, ndërsa pati paraqitje edhe me shkolla të futbollit si ajo e Llapit dhe Prishtinës; hapin për në ekipin senior e bëri me kalimin e tij te skuadra e Besës, me ç’rast arriti të shijoj një përvojë interesnte me ekipin pejan.

Në këtë mënyrë, duke shpresuar në suksese e paraqitje pozitive me “verdheblutë”, Valtoni u shpreh:

“Për mua është një ndjenjë shumë e mirë që kam ardhur te 2 Korriku. Shumicën e futbollistëve të rinjë që janë në ekip i njoh, dhe e di se sa shumë mund të japin në fushë, e shpresoj e besoj se bashkë me ta edhe unë do të ambientohem shpejt e do të arrij që të jap maksimumin në secilën ndeshje.”

Mesazhi – “E vlerësoj jashtëzakonisht shumë besimin që një klub si 2 Korriku po më jep. Këtë besim duhet ta shpaguaj ashtu siç më ka hije. Për më tepër, do të flasim në fushë.”

Ibrahimi është bashkuar me skuadrën dhe po vihet nën urdhërat e trajnerit Besim Ademi, pak javë para startit të edicionit të ri.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave