Pos angazhimit të pashoq në zhvillimin e ekipit të vajzave të 2 Korrikut, Sedat Limani ka gjetur kohë që hapa të suksesshëm e të mëdhenj të marrë edhe në aspektin personal e profesional në fushën e sportit të futbollit.
Limani për një kohë goxha të shkurtër ka arritur suksese të njëpasnjëshme; gjithçka nisi me çertifikimin për menaxhim në futboll, të cilin e arriti muaj më parë nga shtëpia e futbollit evropian, UEFA, për të vazhduar me pjesëmarrjen në Akademinë e UEFA-s, vend ku Sedati ndoqi programin për agjentë të futbollistëve, përvojë e cila i ndihmoi atij që të shtoj njohuritë rreth menaxhimit në futboll dhe rreth mënyrës se si duhet punuar në lidhje me menaxhimin e futbollistëve.
Tash së fundmi, për menaxherin Limani ka ardhur edhe një tjetër sukses, çertifikimi në nivelet 1 dhe 2 për zbulimin e talentëve në futboll, çertifikatë kjo e dhënë nga “ The Professional Football Scouts Association”.
Sukseset e korrura deri më tash janë si rrjedhojë e punës së madhe të vet menaxherit “verdheblu” dhe natyrisht se për këtë gjë, Limani është përgëzuar nga pjesëtarët e Klubit të Futbollit “2 Korriku”, të cilët kanë uruar që e ardhmja t’i sjell atij edhe më shumë arritje në futboll dhe jo vetëm.