“Verdheblutë” gati për ndeshjen e tretë brenda tetë ditëve

Intensiteti i garave sa vjen e shtohet, e këtë e vërteton orari i ngjeshur i ndeshjeve në Viva Fresh Ligën e Parë të futbollit në Kosovë.

Nga një ndeshje në fundjavën që shkoi, nga një ndeshje të martën e kësaj jave dhe nga një ndeshje në fundjavën që po na vie, e dërgojnë në tre numrin e ndeshjeve për secilën skuadër që garat i zhvillon në kampionatin e dytë për nga rëndësia në futbollin kosovar.

Mirëpo, ani pse me shumë intensitet, futbollistët po ia dalin mbanë mirë, e për këtë kemi arritur që të flasim edhe me futbollistin “verdheblu”, mesfushorin e transferuar këtë verë tek skuadra nga Arbëria, Boiken Shala, i cili mes tjerash, e ka potencuar orarin e ngjeshur, por edhe është prononcuar për duelin e nesërm kampional, që skuadra e 2 Korrikut e zhvillon në udhëtim kundër Fushë Kosovës.

E kemi ditur se intenstiteti i garave ka për të shkuar duke u rritur dhe po për raste të tilla e kemi kryer fazën përgatitore, andaj pa dyshim mund të them që si grup mund ta përballojmë këtë lloj ngarkese të ndeshjeve”, u shpreh me këto fjalë mesfushori perspektiv, për të cilin është edicioni i dytë që paraqitet në Viva Fresh Ligën e Parë.

Rezultate të padëshiruara e formë larg optimales e kanë e përcjellur 2 Korrikun në pesë xhirot e para të stinorit vjeshtor, për çka flet edhe vet mesfushori Shala, që thotë se: “Mund të them që askush nga ne nuk e ka pritur një fillim të tillë, sidomos me vetëm një pikë pas pesë xhirove, por ja që na ka ndodhur. Neve më shumë na mundon pjesa e rezultateve sesa ndonjë ngarkesë tjetër, sepse po angazhohemi, po mundohemi ta japim maksimumin tonë, mirëpo për fat të keq po ndëshkohemi dhe nuk po i arrijmë pikët. Është vështirë e përballueshme kur e merr parasysh krejt punën që e kemi bërë gjatë tërë fazës përgatitore e të cilën po e vazhdojmë edhe tash, e e cila për fatin tonë të keq nuk po përcillet me rezultatet e dëshiruara.”

Udhëtimi në qytetin e Fushë Kosovës shihet si i vështirë, përballë një ekipi që ka korrur plot tetë pikë, të cilat i ka arritur me dy fitore e dy barazime, mirëpo Shala thotë se skuadra kryeqytetase nuk udhëton vetëm sa për t’u ndeshur dhe për ta përfunduar si përballje, mirëpo potencon se ekipi ka për synim të dalë më pikë nga takimi i së shtunës. “S’ka kuptim që të futesh në ndeshje dhe të mos kesh ndonjë qëllim. Në momentin që do të futemi në ndonjë ndeshje pa asnjë qëllim, atëherë ne vertetë do të tregojmë se nuk e kemi pasur seriozisht atë që e kemi potencuar tash e sa kohë në lidhje me qëllimin që e kemi si skuadër në këtë kampionat, mirëpo fuqishëm besoj se asnjëherë nuk do të vijmë në atë gjendje që ndonjë ndeshje ta marrim pa seriozitet. E them këtë me shumë bindje për shkak që tash i njoh bashkëlojtarët dhe e di se çka ata janë në gjendje të bëjnë për t’i arritur qëllimet”, e përmbylli fjalën e tij Shala, i cili nesër do të jetë me skuadrën në Fushë Kosovë.

E përmendim edhe një herë se këtë të shtunë Fushë Kosova do t’i bëj “konak” 2 Korrikut në kuadër të xhiros së gjashtë të Viva Fresh Ligës së Parë të futbollit kosovar.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave