“Verdheblutë” nuk arritën që ta ruajnë epërsinë/ Raporti i ndeshjes Vushtrria – 2 Korriku

2 Korriku shkon në shtatë ndeshje pa humbje; tjetër barazim për “verdheblutë” kundër një tjetër skuadre pretendente për pozitat e para në renditjen tabelare, siç është Vushtrria.

Në fakt, skuadra kryeqytetase sot lehtë ka mundur të dalë me pikë të plota nga “Ferki Aliu”, pasi që ishte skuadra e parë që kaloi në epërsi me Riad Jasharin (70′), mirëpo të cilën nuk arriti ta ruajë dhe në fund iu desh të kënaqet me vetëm një pikë.

Nga ky duel vlen të përmenden ndryshimet e shumta në formacionin startues të “verdhebluve”; si rrjedhojë e mungesës së kapitenit Oruqi (i suspenduar) dhe për arsye taktike, kryetrajneri Ademi vendosi që ndeshjen ta nisë me këtë njëmbëdhjetëshe: A. Ajeti, A. Salihu, A. Beqiri, A. Salihu, R.Jashari, B. Qorri, A. Bllaca, G. M. Camara, E. Gashijan, I. Hallie, R. Bejta.

Me këtë barazim, 2 Korriku mbetet në pozitën e shtatë, kjo edhe për shkak të rezultateve të kundërshtarëve tjerë, dhe sipas renditjes aktuale në grupjn “B” të Viva Fresh Ligës së Parë, 2 Korrikut do t’i duhet që në fundjavë të jetë sërish mysafir në “Xhemail Ibishi”, për t’u përballur me skuadrën “kuqezi”, Flamurtarin.

Viva Fresh Liga e Parë; Java e Tetëmbëdhjetë

Vushtrria – 2 Korriku [1:1] (0:0 pas pjesës së parë)

Golashënues: Hennry Chibueze Odi 82′ – Riad Jashari 70′

Gjyqtarët: Tefik Maloku, Bunjamin Raqi, Liridon Selmani

Delegat i ndeshjes: Enver Duriqi

Vëzhgues i gjyqtarëve: Erduan Baliqi

Formacioni startues i Vushtrrisë: M. P. H. Koubaassanth, L. Emini (H. Tahiri 75′), Rr. Statovci (Z. Ademi 46′), E. Pasoma, L. Rama, L. Behrami, D. Ahmeti (M. Gashi 46′), A. Shala (Sh. Zogu 46′), E. Halimi, D. Maxhuni, T. Avdyli (H. Ch. Odi 71′). Kryetrajner: Alban Dragusha.

Formacioni startues i 2 Korrikut: A. Ajeti (F. Neziri 37′), A. Salihu, A. Beqiri, A. Salihu, R.Jashari, B. Qorri, A. Bllaca, G. M. Camara (F. Bajrami 69′), E. Gashijan (R. Arifi 80′), I. Hallie, R. Bejta (Y. Prekopuca 46′). Kryetrajner: Besim Ademi.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave