,

Komunikatë Zyrtare: Carlos Eduardo Dos Santos Delphim

FC 2 Korriku dhe futbollisti brazilian, Carlos Eduardo Dos Santos Delphim, kanë arritur marrëveshje për edicionin 2024/25, me futbollistin që do t’i mbrojë ngjyrat verdh’ e blu.

Carlos është i lindur më 03.01.2006 dhe aktivizohet si sulmues në krahun e djathtë. Si futbollist është rritur në Brazil, në vendin e lindjes së tij, ndërsa aventura tek 2 Korriku do të jetë e para për të në një vend si Kosova.

“Ndihem shumë i lumtur që kam ardhur për ta provuar veten në një sfidë të re që po shpresoj se do të jetë mjaft interesante. Shokët e ekipit më kanë pritur shumë mirë dhe këtë e vlerësoj shumë si një djalë i ri që jam. Besoj shumë tek vetja dhe uroj që bashkë më ekipin do t’i arrijmë synimet”, tha talenti 18-vjeçar.

I riu brazilian është vënë nën urdhërat e trajnerit Besim Ademi dhe do të jetë i gatshëm për garat e edicionit të ri në Raiffeisen Ligën e Parë të futbollit në Kosovë.

“Eduardo është djalë i ri me shumë potencial. Ka të ardhme të ndritur dhe ne po besojmë se marrëveshja e arritur do të na bëjë mirë edhe neve si klub por edhe futbollistit. Urojmë më të mirën për të”, tha mes tjerash drejtori sportiv, Drilon Baholli, për futbollistin e ri nga Brazili.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave