,

‘Debutimin në shtëpi e dua me fitore, kam besim të madh tek ekipi’ – Albinot Kozmaqi shfaqet optimist para ndeshjes së radhës në kampionat

Një ditë para ndeshjes së parë në shtëpi për edionin 2024/25, 2korriku.com ka zgjedhur mesfushorin Albinot Kozmaqi për t’u prononcuar, nga i cili janë marrë disa përgjigje interesante për të dhe ekipin.

‘Kampionatin nuk e filluam ashtu siç deshëm, por kjo nuk na pengon që rikthimin ta kërkojmë që në ndeshjen e dytë. Në të parën dhamë paraqitje të mirë, solide, por që në fund na doli e pamjaftueshme, si për të na e bërë me dije se duhet të jemi sy-çelur deri në fund e të mos ia lëmë asnjëherë rastit’, tha Kozmaqi, në intervistën e tij para ndeshjes së dytë kampionale.

I pyetur se si ndihet ai dhe skuadra, mesfushori Kozmaqi pa hezitim theksoi: ‘Ne e dimë se sa kemi fuqi si grup. Për këtë arsye, tash e një javë mezi kemi pritur për këtë ndeshje të së shtunës. E vetmja arsye për këtë motiv të grupit është se ne duam ta dëshmojmë veten, ose thënë më mirë të ia shpaguajmë vetes mundin e angazhimin, sepse vërtetë kemi bërë punë të mirë pandërprerë.’

Tutje, Albinoti foli edhe rreth pritshmërive që skuadra ka në këtë edicion, duke thënë se: ‘Gara për çdo vit po bëhet më e fortë, jemi në dijeni të kësaj. E dimë forcën tonë, por edhe atë të kundërshtarëve. Na pret edicion i gjatë e shumë i ngarkuar, por që do të ja dalim, sepse si grup jemi shumë të bashkuar, dhe kjo vetvetiu ndihmon në sfida të tilla.’

Krejt për fund, nga mesfushori morëm edhe një mesazh, në të cilin u tha: ‘Uroj që të kemi sa më shumë mbështetës në ndeshjen e të shtunës. Ne i kemi kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe po shpresojmë e besojmë se të shtunën do të jetë dita jonë. Debutimin në shtëpi e dua me fitore, sepse kam besim të madh tek ekipi.’

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave