Kosova U19 ka arritur që ta mbroj titullin e kampionit në “Roma Caput Mundi”, teksa sot ka mposhtur në finale Lazio’n U19, me rezultat 2:1. Kontribut të madh në këtë fitore dha futbollisti nga klubi jonë, Riad Jashari, i cili realizoi nga penalltia e asistoi te goli tjetër.
Duhet cekur se pjesë e këtij suksesi është edhe trajneri jonë, Besim Ademi, i cili është ndihmës-trajner te moshat U19 të Kosovës.
Urime, “Dardanë”! Vazhdoni dhe bëjeni krenar vendin tonë të shenjtë. 
