Ditën e djeshme, nga shtëpia e futbollit kosovar, Federata e Futbollit të Kosovës, është bërë i ditur ndryshimi i bërë në lidhje me orarin se kur do të fillojnë ndeshjet e xhirove të mbetura për t’u zhvilluar në edicionin 2022/23 të rangut të dytë të garave në futbollin kosovar.
2 Korriku – Vjosa, dueli i programuar për t’u zhvilluar të shtunën që vie, ashtu sikurse edhe çdo ndeshje tjetër e Viva Fresh Ligës së Parë, do të nsië në ora 15:00. Ky ndryshim natyrshëm që lë të kuptohet se vie pas lëvizjes së akrepave të orës për një orë tutje që nga data 26 Mars.
Me rëndësi për t’u përmendur e rikujtuar është fakti se skuadrat e Viva Fresh Ligës së Parë të futbollit në Kosovë tash kanë hyrë në fazën e fundit të garave dhe nga tash e tutje do të vazhdohet me intensitet të lartë të zhvillimit ndeshjeve të xhirove që do të pasojnë, për shkak se pauza e kombëtareve që po lëm pas, do të jetë e fundit, të paktën deri sa garat në rangun e dytë të futbollit në vendin tonë do të mbyllen.






