Trajneri Ardit Gashi diplomon në studimet e nivelit Master në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit

Paraditen e sotme, trajneri i Football Club 2 Korriku, Ardit Gashi ka kaluar një prej momenteve më të veçanta të jetës, gjersa ka diplomuar në studimet e nivelit Master në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit.

Gashi, që njihet si trajner kampion brenda fushave të futbollit, si i tillë veproi edhe jashtë tyre, konkretisht në fushën e edukimit të tij personal, duke i dhënë vetes një titull të lartë, shumë të merituar, për të cilën falënderoi familjen, shokët dhe të gjithë stafin akademik të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe të Sportit.

Ndonëse vetëm 28-vjeçar, Ardit Gashi deri më tani ka arritur suksese të mëdha me moshat e reja të Shkollës së Futbollit “2 Korriku”, sidomos në këtë vit që po shkon drejt fundit, në të cilin fitoi çdo trofe të mundshëm, si ne nivel të Regjionit të Prishtinës ashtu edhe në nivel nacional.

I rritur si futbollist e trajner në klubin nga lagjja Arbëria e kryeqyetit, Gashi është krenar që po korrë sukseset për të cilat ka dhënë shumë nga vetja, dhe të cilat i ka ëndërruar qysh nga fëmijëria. “Jam jashtëzakonisht i lumtur, sepse çdo vit po arrijë diçka të re, që po më ndihmon shumë në ngritjen time profesionale”, theksoi Gashi në një prononcim të shkurtër për 2korriku.com.

FC 2 Korriku, konkretisht drejtuesit e klubit, kanë uruar trajnerin Gashi për diplomimin, duke u shprehur se ndihen shumë të lumtur për faktin se brenda klubit ka kuadro të këtij niveli, që iu ndihmojnë të rinjëve në ndjekjen e pasionit të tyre, futbollit.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave