Komunikatë Zyrtare: Riad Jashari

FC 2 Korriku konfirmon për opinionin se ka arritur marrëveshje me FC Malisheva për transferimin e futbollistit Riad Jashari.

Klubi ‘verdheblu’ pasi ka analizuar të gjithë situatën me futbollistin Jashari, në fund ka vendosur që t’i japë “dritën e gjelbër” kalimit të tij në ekipin e Superligës, që interesim për të ka shfaqur që nga hapja e afatit kalimtar dimëror.

Si çdo herë tjetër, FC 2 Korriku edhe kësaj radhe ka treguar se qëllim kryesor e ka avansimin profesional të të rinjëve, duke bërë që vetëm përgjatë dy afateve të fundit kalimtare në vendin tonë të transferojë plot tre futbollistë në ekipe të Superligës.

Të gjithë nga klubi “verdheblu” e kanë përgëzuar Jasharin për transferimin e tij, dhe të njëjtit i kanë uruar suksese në aventurën e re me klubin nga Malisheva.

Riad Jashari përgjatë kohës sa veshi fanelën e 2 Korrikut arriti që të marrë ftesa nga Kosova U15, U17, U19 e U20, e po ashtu në dy vitet e fundit ishte startues i padiskutueshëm i ekipit senior, me të cilin debutimin e kishte bërë që në moshën 16-vjeçare.

Kështu, edhe një herë, FC 2 Korriku shprehet se është krenar me Riad Jasharin dhe atij i uron shumë suksese në të ardhmen e tij të ndritur prej futbollisti.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave