Regjioni i Prishtinës shpërblen më të dalluarit e vitit 2023 tek moshat e reja; 2 Korriku nderohet me katër çmime

Në një organizim fantastik, sot Lidhja Rajonale e Futbollit të Prishtinës i ka shpallur laureatët e vitit 2023. Në prezencën e krerëve të FFK-së, Komunës së Prishtinës e LRFP-së, janë ndarë çmimet për më të dalluarit e vitit që lam pas, në mesin e të cilëve nuk mund të mungonin individë nga 2 Korriku, si shkolla që ri-shkroi historinë në futbollin e moshave të reja në Kosovë.

Çmimi i parë për 2 Korrikun iu nda drejtorit të Shkollës së Futbollit, Labinot Hazirit. Haziri, si trajneri që ka bërë revolucion me punën e tij me moshat e reja në kryeqytet dhe si njeriu që nuk ka lënë trofe pa fituar në garat e organizuara nga Regjioni i Prishtinës, u shpërblye me çmimin “Punëtori Sportiv i Vitit 2023”.

Pas tij, sikurse edhe vitin e kaluar, 2 Korriku me çmime u nderua edhe për kategorinë U15, aty ku trajneri më i mirë u shpallë Ardit Gashi, që fitoi të gjithë trofetë e mundshëm në futbollin vendor përgjatë edicionit 2022/23, duke nisur nga titulli i kampionit në LRFP, për të vazhduar me suksesin në ‘Play-Off’-in Nacional.

Tutje, çmimin si futbollisti më i dalluar i gjeneratës U15 e fitoi Omer Shala, mesfushori fantastik i klubit “verdheblu”, që ishte futbollisti më i dalluar i ekipit kampion të 2 Korrikut. Shala njëkohësisht barti edhe shiritin e kapitenit, dhe ishte pikë kyçe për skuadrën në rrugëtimin e gjatë deri tek titujt kampionë.

Çmimet për U15 nuk përfunduan me kaq, me ç’rast 2 Korriku u nderua sërish për këtë gjeneratë, më saktësisht mori epitetin dhe çmimin si ekipi më i mirë i moshave nën 15-vjeç për vitin 2023.

Kësisoj, 2 Korriku si shkolla që po bën histori në futbollin vendor të të rinjëve, vazhdon serinë disa-vjeçarë të fitimit të çmimeve individuale dhe jo vetëm.

FC 2 Korriku që në këtë organizim madhështor u përfaqësua nga kryesia dhe individët e nderuar me çmimet e lartpërmendura, shprehi mirënjohje dhe falënderim për LRFP-në lidhur me organizimin e bërë.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave