Komunikatë Zyrtare: Ilir Sedolli

FC 2 Korriku ka kënaqësinë që para opinionit ta prezantojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Ilir Sedolli, që vie nga futbolli zvicran, atje ku së fundmi është aktivizuar për ekipin FC Emmenbrücke.

Sedolli është 23 vjeç dhe aktivizohet si qendër-sulmues. Për të është kompletuar i gjithë dokumentacioni dhe futbollisti do të jetë i gatshëm qysh nesër për duelin e parë zyrtar për këtë vit kalendarik, atë ndaj Vjosës.

‘Për mua si një djalë i ri do të jetë interesante kjo përvojë në Kosovë. Kam dëgjuar fjalë mjaft të mira për 2 Korrikun dhe prandaj kam zgjedhur që të vij dhe të luaj për këtë klub. Shokët e ekipit më pritën shumë mirë dhe për këtë iu jam falënderues. Jam këtu për të bërë gjëra të mëdha dhe shpresoj se do ja dalë’, ishin fjalët e para të Sedollit pas nënshkrimit të kontratës me klubin kryeqytetas.

Për ardhjen e sulmuesit nga futbolli zvicran u intervistua edhe drejtori Shaban Baholli, që vlerësoi lartë Sedollin dhe theksoi se ndihet shumë i lumtur për faktin se ekipi tashmë është kompletuar pas gjashtë përforcimeve të bëra në këtë afat kalimtar të dimrit.

Kësisoj, 2 Korriku mbyllë muajin e transferimeve me afrimin e plot gjashtë futbollistëve, që rikujtojmë se janë: Andi Namoni, Gustavo Henrique Souza Faria, Olt Pllana, Albin Hasani, Fisnik Ahmeti dhe Ilir Sedolli.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave