,

Aurel Limani kërkon fitoren e parë me ekipin senior: ‘Ka ardhur koha që të triumfojmë në fushë’

Futbollisti premtues i 2 Korrikut, Aurel Limani ka dhënë mesazhet e tij para duelit të radhës kampional, i cili zhvillohet nesër kundër Vushtrrisë nga ora 13:00 në ‘Ferki Aliu’.

Sulmuesi këmbëshpejtë, i afruar nga ekipi junior në Janarin e 2024-tës e që i ka dhënë gjallëri fazës sulmuese të ‘verdhebluve’, shprehet shumë optimist se e diela e nesërme do të jetë dita kur duhen kërkuar tre pikët e para të stinorit pranveror për ekipin, pas dy rezultateve jo shumë pozitive në xhirotë e para, një barazimi e një humbjeje.

‘Nuk ka dyshim se për mua këto janë momentet më të mira në karrierë deri tani. Po marrë minuta në ekipin senior dhe kjo më është mundësuar pas atij gjysmë-stinori fantatik me ekipin junior në vjeshtë, i cili më ka shërbyer shumë dhe ka bërë që të më vie kjo mundësi, për të cilën jam falënderues dhe po tentoj ta shfrytëzoj në maksimum’, theksoi fillimisht Limani.

Aurel Limani, që gjatë javës u grumbullua me Kosovën U18, thotë se ndihet shumë mirë me grupin dhe se beson shumë në ta: ‘Thuajse me të gjithë kam pasur kontakt edhe nga e kaluara, por sërish secili prej lojtarëve seniorë meriton falënderimet e mia për ndihmën e dhënë që unë të përshtatem kaq shpejt. E shoh se kemi ekip fantastik dhe me pak fat mund të arrijmë numër të konsiderueshëm pikash.’

‘Vushtrria me sa kam parë ka ekip të mirë dhe jemi aty-aty në renditjen tabelare, por siç ka treguar edhe e kaluara, gjëra të tilla bien poshtë në momentin që nis ndeshja, kur fokusi është i plotë dhe të gjithë kërkojmë më të mirën për veten’, vazhdoi më tej Limani i pyetur për kundërshtaren e nesërme.

Krejt për fund të prononcimit, Aureli dha këtë mesazh: ‘Do të japim gjithçka, me shpresën se në fund do të jemi fitimtarë.’

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave