FC 2 Korriku falënderon simpatizuesit dhe bashkëpunëtorët

Një tjetër spektakël futbolli në Kosovë; një tjetër shfaqje e jashtëzakonshme e futbollit të të rinjëve në vend.

I gjithë ky organizim i përmasave të UEFA Youth League, nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e bashkëpunëtorëve, e FC 2 Korriku shfrytëzon mundësinë që të falenderojë të gjithë ata që ndihmuan për ta bërë të mundur këtë spektakël, duke filluar nga Policia e Kosovës, Zjarrfikësit, Ekipet Mjekësore, Ekipet e Sigurimit e deri tek Federata e Futbollit e Kosovës.

Për fund, por jo nga rëndësia, faleminderit të gjithë atyre që erdhën në shkallët e stadiumit dhe mbështetën skuadrën deri në fundin e ndeshjes, e që pa dyshim se ishin forcë shtesë e çunave verdh’ e blu.

FALËNDERUES DHE MIRËNJOHËS PËRHERË!

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave