Pesëshja “verdheblu” e 2 Korrikut aktivizohet në miqësoret e Kosovës U15

“Dardanët” e moshave nën 15-vjeç ditë më parë kanë udhëtuar për në Bullgari, atje ku edhe kanë qenë të programuara për t’u zhvilluar dy ndeshje miqësore, po ndërmjet Bullgarisë si nikoqire në qendrën e kombëtareve të tyre  “Boyana” dhe Kosovës si mysafire.

Në të dyja ndeshjet, që për fat të keq u mbyllën me humbje për ekipin tonë kombëtar (2:0 dhe 2:1), u paraqitën që të gjithë futbollistët e ftuar nga SHF 2 Korriku. Erhad Vokrri, Omer Rakovica e Omer Shala si startues dhe Aldon Osmani e Dion Bajrami si zëvendësues morën minuta në të dyja ndeshjet e zhvilluara në datat 7 dhe 10 Qershor.

Shumë të lumtur më mundësitë e dhëna por të pakënaqur me rezultatet e arritura, futbollistët “verdheblu” të kombëtares kosovare premtuan se me kaq nuk do të ndalojnë, por do të punojnë edhe më shumë për të mbajtur vendet e tyre në ekipin kombëtar si dhe në zhvillimin e mëtejmë profesional.

Angazhimet me Kombëtaren e Kosovës, pas këtij grumbullim të moshave U15, do t’i vazhdojnë moshat U19, që në program kanë dy ndeshje miqësore kundër Shqipërisë, më 14 dhe 16 Qershor në Kukës. Pjesë e moshave U19 do të jetë Arjol Bllaca, mesfushori i ekipit senior të FC 2 Korriku.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave