FC 2 Korriku shpreh ngushëllimet më të sinqerta në drejtim të familjes Fehmiu, për ndarjen nga jeta të më të dashurit të tyre, Arsim Fehmiut.
Shteti ynë ka humbur një nga personalitetet më të dalluara të sportit vendor me ndarjen nga jeta të profesor Arsim Fehmiut, një njeriu që jetën ia kushtoi sportit, duke dhënë shumë për të e duke ndihmuar pareshtur në frymëzimin e motivimin e të rinjëve, por edhe në themelimin e institucioneve të pavarura të sportit në vendin tonë në kohët më të vështira.
Karriera e pa profesorin Fehmiu edhe si trajner për një kohë në sport, e kontributi i tij ishte i gjithanshëm, gjë që kuptohet nga boshllëku i madh që ai la me shkuarjen në amshim.
Nga FC 2 Korriku, sërish, të gjithë shprehin ngushëllimet më të sinqerta në drejtim të familjes Fehmiu.
Dheu i Kosovës qoftë i lehtë për profesorin Arsim!