Denis Gegaj kaloi një eksperiencë fantastike në Kalmar FF të Suedisë

14-vjeçari i Shkollës së Futbollit “2 Korriku”, Denis Gegaj për 10 ditë me radhë ka testuar veten në klubin suedez, Kalmar FF, me futbollistët e akademisë suedeze dhe jo vetëm, por ka përfituar edhe nga mundësia e dhënë që të angazhohet edhe në kampin e organizuar po nga Kalmar FF me futbollistët elitë të lindur në vitin 2008 e që angazhohen në futbollin suedez.

Qershori ishte muaji kur Gegaj pati mundësinë që të kalojë disa ditë në seancat stërvitore të klubit suedez, ku u bashkua pas sukseseve të arritura në Kosovë me grupin e tij, ku u shpallë kampion i Regjionit të Prishtinës dhe Kampion i “Play-Off”-it Nacional të Kosovës për moshat U15.

Në stërvitjet me suedezët, portieri Denis Gegaj pati kënaqësinë që të punojë me figura të njohura të futbollit suedez si: Lucas Nilsson (shef i akademisë së Kalmar FF), Jens Nilsson (udhëheqës i grumbullimeve për testimin e talentëve në Kalmar FF), Rasmus Elm (ish-kapiten i Kombëtares së Suedisë në futboll), Festim Pasho (trajner në Kalmar FF), Emin Nouri (ndihmës-trajner në ekipin e parë të Kalmar FF), Rickard Fransson (trajner i portierëve në Kalmar FF) dhe Peter Swardh (skaut).

I pyetur në lidhje me aventurën në Suedi, Gegaj tha kështu për 2korriku.com: “Ishin ditë shumë të mira me stërvitje nga më të ndryshmet. Kalova shumë mirë dhe kjo përvojë më bëri mirë. Mësova gjëra të reja që shpresoj se kanë për të më ndihmuar në të ardhmen. M’u ofrua mundësia për të qëndruar në Suedi, mirëpo mendoj se kam ende kohë për t’u përmirësuar, prandaj bashkë më prindërit dhe drejtuesit e akademisë së klubit suedez vendosëm që këtë gjë ta shtyejmë edhe për një vit tjetër.”

E mundësia për të qëndruar dhe vazhduar punën në Suedi te klubi Kalmar FF ishte treguesi më i mirë rreth qëndrimit të Gegajt në Suedi, gjë që konfirmom vlerësimet që portieri premtues kosovar ka marrë nga trajnerët suedez me të cilët ka punuar.

Ky sukses i Denis Gegajt gëzoi pa masë kampin e 2 Korrikut, nga pjesëtarët e të cilit u përgëzua portieri, sidomos për faktin që në klubin nga Arbëria, pas Etrit Berishës si portier fantastik e me karrierë të bujshme që hapin e madh e bëri pikërisht nga Kalmar FF, të njëjtën gjë po e kërkojnë me shumë siguri e vetbesim edhe portierët e rinjë të shkollës “verdheblu”.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave