Komunikatë Zyrtare: Ardit Gashi

Football Club 2 Korriku ka kënaqësinë që të njoftojë opinionin futbolldashës se ka arritur marrëveshje me futbollistin shtatgjatë, me shumë përvojë në futbollin vendor, sulmuesin Ardit Gashi.

Marrëveshja është arritur sot në ambientet e FC 2 Korriku në Prishtinë dhe me këtë rast janë shkrepur fotografitë zyrtare të futbollistit Gashi me Drejtorin Gjeneral të klubit “verdheblu”, Shaban Bahollin.

“Ndihem mirë për faktin që kam arritur marrëveshje me 2 Korrikun. Jam gati për ta provuar këtë përvojë të re në karrierën time. Kam ardhur me qëllim që me aftësitë e mia ta ndihmojë skuadrën në edicionin e ri, prandaj jam i bindur se do të kemi suksese.”, tha në fjalët e tij të para për 2korriku.com, futbollisti Gashi.

Sulmuesi qendror, që në edicionin 2023/24 do të vishet me fanelën e klubit nga Arbëria e kryeqytetit, së fundmi u aktivizua për skuadrën e Rahovecit që po ashtu garon në Ligën e Parë të futbollit kosovar, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e ekipeve tjera kosovare, si: Ramiz Sadiku, Drenasi e Vjosa.

Ardit Gashi qysh sot filloi me stërvitje në klubin e ri, me ç’rast u prezantua para futbollistëve dhe stafit teknik, të cilët i uruan mirëseardhje dhe suksese në aventurën e re.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave