FC 2 Korriku kumton për opinionin se me futbollistin Enes Duraku, i lindur më 29.09.2003, ka lidhur marrëveshje që ky i fundit t’i mbrojë ngjyrat e klubit nga Arbëria në edicionin e ri garues, 2023/24.
Futbollisti Duraku rikthehet në klubin nga kryeqendra, ku kishte kaluar tri vite si pjesëtar i shkollës së futbollit, për të kaluar më pas në klubin nga Obiliqi, FC KEK-u, ku edhe ka debutuar si futbollist senior në garat që lam pas, po me skuadrën nga qyteti i “Elektricistëve” në garat e Ligës së Dytë të futbollit në Kosovë.
“Jam rikthyer në klub pas disa viteve. Kam gjetur ambient shumë mikpritës dhe po ndihem mirë. Punën e kam nisur qysh sot, dhe tash premtojë se do ta japë më të mirën që ta shpaguaj besimin e dhënë nga klubi.”, theksoi mes tjerash Duraku, futbollisti 19-vjeçar.
Duraku sot u prezantua në ambientet e klubit “verdheblu”, në praninë e Drejtorit Gjeneral Shaban Baholli, i cili i urojë mirëseardhje dhe suksese në aventurën e tij të re si futbollist i 2 Korrikut.






