FC 2 Korriku ka kënaqësinë që të njoftojë opinionin se ka arritur akordin me futbollistin Albert Stublla, i cili pas vetëm një viti do të rikthehet sërish që t’i mbrojë ngjyrat e klubit “verdheblu.
Stublla, në ambientet e klubit të 2 Korrikut, sot i ka kryer fotografitë zyrtare me Drejtorin Gjeneral, Shaban Bahollin, dhe Drejtorin Sportiv, Drilon Bahollin, nga të cilët i janë uruar suksese për rikthimin e tij në klub.
Futbollisti 26-vjeçar që mund të angazhohet në secilën pozitë të mbrojtjes, do të bashkohet me skuadrën ditëve në vijim dhe do të çojë në katër numrin e përforcimeve të deritanishme për skuadrën e drejtuar nga kryetrajneri Besim Ademi.
“Ka kaluar vetëm një vit prej se jam larguar dhe e di se edhe ekipi ka pësuar shumë ndryshime. Unë ndihem mrië sa herë që jam këtu, prandaj edhe pa hezitim jam rikthyer në ekip. Jam gati të punojë me shokët e ekipit për objektivat që i kemi, e të cilat më janë bërë të ditura nga kryesia”, u shpreh Stublla me rastin e intervistimit nga 2korriku.com.
Përmendim se përpos Albert Stubllës, deri më tani në kampin e skuadrës kryeqytetase kanë ardhur edhe tre futbollistë tjerë: Ardit Gashi, Edon Zeqiri dhe Enes Duraku.