FC 2 Korriku rikthen në radhët e veta mbrojtësin Jehon Stublla

Klubi kryeqytetas, FC 2 Korriku ka kënaqësinë që të njoftojë se me sukses ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Jehon Stublla, i cili nga sot e tutje do të rikthehet për t’i mbrojtur ngjyrat “verdheblu”, pas aventurës një-vjeçare në klubin e Vjosës.

Stublla në klubin nga kryeqyteti u aktivizua për të fundit herë në edicionin 2021/22, para se të transferohej në klubin nga Shtimja. Mbrojtësi që pa problem mund të aktivizohet si mbrojtës i majtë apo edhe si i djathtë, u shpreh i kënaqur për faktin se është rikthyer në klub, duke potencuar: “Ka kaluar vetëm një vit prej kur jam larguar. Ekipi ka ndryshuar shumë, por me sa pashë aty ka shumë futbollistë të cilët i njoh kohë më parë dhe kjo natyrshëm se do të më ndihmojë që të mos e kem problem ri-ambientimin. Jam këtu për ta dhënë më të mirën dhe shpresojë se besimin që më është dhënë, do ta shpaguajë ashtu siç më ka hije.”

Futbollisti 24-vjeçar tani e tutje do të jetë nën urdhërat e kryetrajnerit Besim Ademi, i cili edhe në të kaluarën ka punuar me të si futbollist.

Vlen të përmendet se Stublla sot u bashkua me grupin dhe zhvilloi seancën e parë stërvitore në stadiumin “2 Korriku”.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave