Vajzat/ Hidhet shorti për Ligën U17 – Vajzat; 2 Korriku – Vizioni, ndeshja e parë kampionale

Ditën e djeshme është hedhur shorti për edicionin e ri garues në futbollin e femrave. 2 Korriku, si pjesëmarrës në Ligën U17 – Grupi “A”, ka mësuar orarin e ndeshjeve në edicionin e ri, si dhe ka kuptuar se kundërshtari i parë në ndeshje zyrtare do të jetë ekipi i KFF Vizioni, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin “2 Korriku”.

Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës kanë rikonfirmuar se garat në këtë rang do të fillojnë fundjavën e ardhshme, në datat 26/27 Gusht.

Më poshtë mund ta gjeni orarin e kompletuar për edicionin 2023/24 për ekipin e vajzave të KF 2 Korriku.

Edicioni 2023/24, Liga U17 – Femrat;

J1: 2 Korriku – Vizioni

J2: 2 Korriku – Ardhmëria

J3: Bazeli 2015 – 2 Korriku

J4: 2 Korriku – Ferizaj

J5: Intelektualet – 2 Korriku

J6: 2 Korriku – Presingu

J7: Kosova VR – 2 Korriku

J8: 2 Korriku – Llapi

J9: Prishtina – 2 Korriku

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave