Komunikatë Zyrtare: Londrit Hamidi

FC 2 Korriku me kënaqësi njofton opinionin futbolldashës se ka nënshkruar me futbollistin Londrit Hamidi, 23-vjeçar, i transferuar nga klubi zviceran FC Biel-Bienne 1896.

Hamidi “zbarkon” në kampin kryeqytetas pas aventurave në tokën e shtetit të Zvicrës, në klube futbolli si BSC Young Boys e FC Rapperswil-Jona.

23-vjeçari aktivizohet kryesisht në pozitën e mesfushorit, gëzon tipare sulmuese dhe njihet për golat e bukur të shënuar në futbollin zviceran, nga gjuajtjet e lira dhe jo vetëm.

“Po ndihem shumë mirë tek FC 2 Korriku, si me futbollistët ashtu edhe me stafin e trajnerëve. Po kalojë shumë mirë në stërvitje dhe jam i mbushur me shpresë se në të ardhmen do të kemi shumë suksese me ekipin e 2 Korrikut”, tha Hamidi në intervistën e parë për 2korriku.com.

Londritin, në ambientet e klubit nga kryeqyteti, e prezantoi Drejtori Sportiv, Drilon Baholli, që i urojë mirëseardhje dhe suksese në aventurën e tij të re.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave