Pak ditë para fillimit të edicionit të ri, drejtori Labinot Haziri ka disa fjalë për ekipet e moshave të reja

Pas afro tre muajsh, rikthimi në gara zyrtare do të ndodh edhe për ekipet e moshave të reja në futbollin kosovar. FIllimisht garat e moshave U19 e U17 që garojnë në nivel nacional, do të fillojnë këtë fundjavë, e pas dy javësh do të startojnë ndeshjet zyrtare edhe në garat regjionale, në të cilat nga 2 Korriku do të ketë risi, me ç’rast do të shtohen grupet “C” tek moshat U13 e U15.

Në prag të një fillim-stinori të ri, për të rinjtë “verdheblu” disa fjalë i ka drejtori i Shkollës së Futbollit “2 Korriku”, Labinot Haziri. I pari i shkollës kryeqytetase është shprehur i kënaqur me punën e bërë në muajtë e verës që për qëllim ka pasur përgatitjen për garat të cilat janë afruar në vetëm disa ditë. “Këtë vit, në fazën e gjatë disa-javore, është bërë punë profesionale dhe shumë e mundimshme nga të gjitha grupet që janë pjesë e shkollës tonë. Trajnerët duhen falënderuar për atë që kanë bërë gjatë kësaj kohe, por përpos tyre, për t’u vlerësuar lartë janë fëmijët, që ndonëse në temperaturea të larta, na kanë mahnitur me dëshirën e treguar – duke mos hezituar që ta japin maksimumin në çdo stërvitje e ndeshje miqësore të zhvilluar”, tha fillimisht Haziri, që në gjysmën e Korrikut që lam pas mbushi plot një vit në krye të pozitës së drejtorit të shkollës.

Teste profesionale, ndeshje të shumta miqësore e aplikim i metodave më moderne për punë ishin vetëm disa nga veçoritë që e karakterizuan këtë fazë të rëndësishme për shkollën e klubit nga Arbëria. Se sa kanë ndikuar të gjitha këto, Haziri theksoi: “Për fatin tonë të mirë, këtë vit kemi arritur që në testimet fizike dhe testimet e përbërjes së trupit t’i angazhojmë të gjitha grupet garuese, futbollistët e të cilave në fund janë ndarë shumë të kënaqur me përvojën që kanë shijuar, gjithnjë  duke e ditur se për ta ka qenë diçka e re, e paprovuar më parë.”

“Edicionin në të cilin do të hyjmë do të jetë shumë i veçantë, për faktin se jemi kampion në fuqi me moshat U13, U15 e U17, por kjo asnjëherë nuk do të konsiderohet si presion për futbollistët apo stafet teknike – kjo për faktin se asnjëherë nuk e kemi menduar që të punojmë e në mendje t’i kemi vetëm trofetë apo shpërblimet ekipore/individuale. Është me rëndësi që futbollistët tanë të zhvillohen, të kënaqen me sportin e futbollit dhe pse jo në të ardhmen e tyre të kenë mundësi që të përfitojnë duke kaluar në ekipe evropiane, gjithnjë duke pasur në mendje se diçka e tillë do të arrihet me punë intenzive dhe me shumë përkushtim”, shtoi tutje drejtori “verdheblu” i pyetur mbi atë që ekipet kanë për synim në garat e reja kampionale.

Në këtë mënyrë, Haziri shfrytëzoi mundësinë përmes 2korriku.com që t’iu drejtohet të gjithë futbollistëve e trajnerëve të moshave të reja “verdheblu”, duke iu thënë: “I përgëzojë të gjithë për angazhimin e treguar. Urojë që ky edicion të shkojë për së mbari, duke mësuar gjëra të reja e duke mos pësuar lëndime që mund të iu mbajnë larg pasionit tuaj – futbollit. Duke besuar fuqishëm tek të gjithë ju, shpresojë se në këtë edicion do të arrini suksese, por mbi të gjitha do ta shijoni atë që dhuron futbolli. Edhe një herë përgëzime për edicionin e ri! Suksese për të gjithë!”

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave