Paraqitja e dobët i kushton 2 Korrikut; vie humbja e parë për ekipin kryeqytetas

2 Korriku nuk iu ka rikthyer garave kampionale ashtu siç i ka lënë para se të shkonte në pushimin e ndeshjeve të kombëtareve. Ekipi kryeqytetas është mposhtur në shtëpi nga Ulpiana, ndeshje që shënoi humbjen e parë për djemtë e drejtuar nga Besim Ademi.

Dy gola nga Alket Bajrami e një nga zëvendësuesi Malsor Ajeti I kanë mjaftuar Ulpianës për të dalur me kokën lartë dhe me pikët e plota nga stadiumi “2 Korriku”, duke lënë kështu më kokën ulur ekipin vendës të 2 Korrikut, që ndonëse dha shkëndija se mund të bënte diçka më mirë në ndeshjen e sotme kur u realizua goli nga Redon Bejta në minutën 67’, sërish dështoi në rikthimin e rezultatit, për çka u desh të pajtohej në fund me humbjen e parë në edicionin 2023/24.

Skuadrës “verdheblu” sot nuk i eci asgjë; u godit pingulja e u kërkua penallti në fundin e fraksionit të parë, por goli nuk erdhi, me pingulen që shpëtoi portierin Ahmetaj e me rastin e penalltisë që u vlerësua si simulim nga gjyqtari Hasanaj, që po ashtu ndëshkoi me karton të verdhë futbollistin Edon Zeçiri.

Në anën tjetër, Ulpiana u tregua më cinike para portës, ani pse golat i arriti nga tollovi të ndodhura në zonën e kundërshtarit; madje lirshëm mund të thuhet se të gjithë golat ishin produkt I reagimeve të ngathëta të mbrojtjes së 2 Korrikut, që nganjëherë edhe të bënin për t’u çuditur.

As fraksioni i dytë nuk është se ndryshoi shumë; në fakt u realizuan tre gola tjerë, por ritmi i ndeshjes e mënyra se si rrodhën ngjarjet nuk është se ndryshuan shumë nga pjesa e parë. Ulpiana realizoi sërish me Bajramin, që u gjet i vetëm në zonë e goditjen e tij e çoi në rrjetë.

2 Korriku tentoi ta marrë veten- shënoi me Bejtën, por asgjë nuk ndryshoi. Ulpiana sërish u tregua më konkrete dhe më e vëmendshme, çka edhe iu shpërblye në fundin e ndeshjes, saktësisht në minutën 87’, kur Ajeti realizoi golin që vulosi epilogun përfundimtar të duelit, 1:3.

Prononcimi i shkurtër kryetrajnerit Besim Ademi për 2korriku.com, pas ndeshjes:

“Nuk na shkoi asgjë si duhet. Ne duhet të përmirësohemi dhe të marrim mësime nga gabimet që I kemi bërë në këtë ndeshje. Kemi mundësi për të bërë më mirë dhe e dimë se po kështu do të veprojmë.”

Viva Fresh Liga e Parë- Xhiro IV

2 Korriku – Ulpiana 1:3 (0:1)

Golashënues: Redon Bejta 67’; Alket Bajrami 9’ 52’, Malsor Ajeti 87’

Gjyqtarët e ndeshjes: Rrezart Hasanaj, Leutrim Azemi, Gentrit Restelica

Delegati i FFK-së: Naim Krasniqi nga Peja

Vëzhguesi i referimit: Zekë Miranaj nga Istogu

Formacioni startues i 2 Korrikut: Flamur Neziri, Riad Jashari (Redon Bejta 65’), Abit Salihu, Agron Beqiri, Milot Hyseni (Jehon Stublla 65’), Andi Oruqi /kap./, Edon Zeçiri (Miftar Avdiu 65’), Gneilpekan Marius Camara, Enes Duraku (Granit Latifi 82’), Ardit Gashi, Shqiprim Kelmendi (Albert Stublla 46’). Kryetrajner: Besim Ademi.

Formacioni startues i Ulpianës: Dorant Ahmetaj, Liron Tasholli, Labinot Ibrahimi /kap./, Rilind Gerbeshi, Gentian Emini, Korab Luma, Lucas De Oliveura Cunha (Lavdim Grainca 58’), Albijon Shurdhiqi (Malsor Ajeti 58’), Alket Bajrami (Harbin Reçica 75’), Auron Ademi (Festim Krasniqi 80’), Enis Stublla. Kryetrajner: Emin Bajrami.

 

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave