Trajneri me potencial që angazhohet në Shkollën e Futbollit “2 Korriku”, Eron Hoxha sot ka arritur një sukses madhor në karrierën e tij – ka diplomuar në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit pranë Universitetit të Prishtinës.
Hoxha, i lumtur me atë që ka arritur, është shprehur se ky sukses iu dedikohet familjarëve në radhë të parë, si dhe kolegëve/shokëve të tij si në Universitet ashtu edhe në vendin e punës, ndaj të cilëve përmendi se është shumë falënderues për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë deri më tani.
Suksesi i Eronit nuk ka mbetur pa u përshëndetur as nga zyrtarë të KF 2 Korriku, me drejtorin e shkollës, Labinot Hazirin, që e ka uruar trajnerin e ri për arritjet e deritanishme, duke besuar se ato do të shkojnë duke u shtuar edhe më tej në të ardhmen.
Kujtojmë se Eron Hoxha është pjesë e SHF 2 Korriku tash e një vit dhe kryesisht angazhohet me moshat nën 13 dhe nën 11-vjeç.