Kryetrajneri Besim Ademi prononcohet para ndeshjes së parë të edicionit të ri

Pas afro një muaji e gjysmë përgatitje, tashmë ka ardhur koha që të nis edicioni 2022/23Ligën e Parë. Ky edicion starton këtë të premte, me duelin e skuadrave të grupit “B”, Ramiz Sadiku – 2 Korriku, që zhvillohet në stadiumin e Ramiz SadikutPrishtinë e fillon në ora 17:00.

Për startin e edicionit të ri, për faqen zyrtare të klubit të 2 Korrikut, u potencua kryetrajneri Ademi, i cili tha se: “Ka ardhur koha për ta nisur edicionin e ri. Kemi punuar shumë dhe jemi gati. Po na ndodh sërish që në ndeshje të parë të përballemi me Ramiz Sadikun dhe duket si diçka interesante, mirëpo sido që të jetë, si Ramiz Sadikun, si çdo ekip tjetër, e respektojmë dhe në secilën ndeshje e dimë se duhet të qasemi seriozisht.”

Po ashtu, kryetrajneri Ademi, i pyetur për ndeshjen e parë të stinorit vjeshtor, potencoi: “E potencova edhe më herët dhe po e përsëris që për neve si skuadër me lojtarë të rinj, është e rrugës që qysh nga fillimi ta nisim me seriozitetin më të madh. Ramiz Sadiku është kundërshtar i fortë; e them këtë sepse na ka rënë të përballemi shpesh dhe gjithnjë kemi dhuruar paraqitje të mira, e po ashtu kemi hasur gjithmonë në ndeshje që kanë qenë të vështira për t’u fituar.”

Nga ana e krytrajnerit të “verdhebluve” pati edhe disa fjalë për afatin kalimtar veror, në të cilin 2 Korriku bëri disa lëvizje. “Jemi përballur me disa largime, por mendojmë se prurjet e bëra do të ndihmojnë që skuadra përsëri të jetë në gjendje të konkurojë sikurse në edicionet e fundit, ndërsa për futbollistët e larguar kam fjalë falënderuese për kontribun që ata kanë dhënë për këtë skuadër.”

Djemtë e ardhur në këtë afat kalimtar kanë arritur të përshtaten dhe besoj se në kampionat do të tregojnë vlerat e tyre, dhe natyrisht se kjo pastaj do të ndikoj edhe në rezultatet tona. Gërshetimi që bashkë me stafin kemi arritur ta bëjmë në mes të futbollistëve me përvojë, që kanë qenë baza e ekipit ndër vite, me futbollistë të rinj e me potencial, më mbush me shpresë se do të arrijmë gjëra të mëdha. Me rëndësi do të jetë që të japim më të mirën tonë, të mos kursehemi asnjëherë dhe natyrisht se pastaj presim që edhe rezultatet të na përcjellin”, tha Ademi.

Me nga dy fitore për secilën skuadër mbylleshin katër duelet e edicionit të kaluar mes Ramiz Sadikut e 2 Korrikut, e për ndeshjen e së nesërmes, ish-futbollisti i 2 Korrikut, tashmë kryetrajner Besim Ademi, tha: “Është derbi lokal; luajnë dy skuadra nga kryeqyteti që gjithmonë kanë dhuaruar paraqitje të mira për shikuesit. Kjo besoj që do të mjaftoj si arsye që shikuesit të vijnë e ta shijojnë këtë përballje të parë të këtij edicioni.”

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave