Kur kanë mbetur edhe disa orë deri në ndeshjen e parë të edicionit 2022/23 në grupin “B” të Ligës së Parë, atë në mes Ramiz Sadikut dhe 2 Korrikut, tashmë janë bërë të ditur gjyqtarët e ndeshjes, e po ashtu është konfirmuar edhe një herë se sistemi VAR do të jetë i pranishëm në stadiumin e Ramiz Sadikut, aty ku edhe do të paraqiten të dyja skuadrat nga kryeqyteti.
Gjyqtar kryesor në këtë duel do të jetë Ersen Janovali, i cili do të ndihmohet nga anësorët Fatbardh Rrahimi e Valon Mustafa dhe gjyqtari i katërt Kujtim Krasniqi, kurse në dhomën e VAR-it do të jenë Valon Bajgora në cilësinë e VAR dhe Alban Ejupi si AVAR.
Kujtojmë edhe një herë se kjo është hera e parë që në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës do të përdoret sistemi VAR, i cili në edicionin që lam pas u përdor vetëm në Superligë.






