Nga publikimi i zyrtarëve të ndeshjeve për xhirot e radhës në futbollin e Kosovës, Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se përballja e xhiros së dymbëdhjetë në grupin “B” të rangut të dytë të garave në futbollin e Kosovës ndërmjet skuadrës së 2 Korrikut dhe asaj të Vllaznisë, do të gjykohet nga gjyqtari që vie nga Gjakova, Flamur Nagavci.
Kujtojmë që, Vllaznia e 2 Korriku ndesheshin në muajin e kaluar në kuadër të fazës së parë të garave, e edhe ajo ndeshje ishte gjykuar nga gjyqtari i lartpërmendur, Nagavci. Njësoj do të jetë edhe këtë javë, veçse këtë radhë Nagavci si asistentë do t’i ketë Edon Kosumin e Diamant Bakajn.
Po ashtu, të ditur për opinionin janë bërë edhe delegati i ndeshjes e vëzhguesi i gjyqtarëve. Në delegimet e paraqitura në uebfaqen zyrtare të FFK-së shkruan se, Zenel Krasniqi do të jetë në rolin e delegatit të ndeshjes, ndërsa si vëzhgues do të angazhohet Naser Ajvazi.






