Komunikatë Zyrtare: Edon Zeqiri

FC 2 Korriku bën me dije se ka arritur marrëveshje me mesfushorin Edon Zeqiri. Futbollisti, i njohur edhe si “Daja”, është bashkuar me ekipin e drejtuar nga Besim Ademi dhe ka nisur me përgatitje për edicionin e ri.

Mesfushori Zeqiri është prurja e dytë në afatin kalimtar veror për skuadrën e 2 Korrikut, me prezantimin e tij që është kryer në ambientet e klubit, në praninë e Drejtorit Gjeneral, Shaban Bahollit.

Futbollisti 33-vjeçar, fanelën e klubit kryeqytetas do ta vesh pas aventurës në klubin e Rahovecit, kurse në të kaluarën e largët ka mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrës llapjane të Llapit.

“Përshtypjet e para janë të mira. Kam gjetur një ambient mjaft të mirë. Kam nisur me punë pa humbur kohë dhe jam gati për sfidat që do të vijnë”, tha Zeqiri në prononcimin e tij të parë si futbollist i 2 Korrikut.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave