Komunikatë Zyrtare: Andi Salihu

FC 2 Korriku konfirmon se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Andi Salihu, i cili ishte pjesë e skuadrës seniore të “verdhebluve” që nga Janari i vitit 2023.

Salihu tek 2 Korriku u afrua në formën e huazimit nga ekipi i FC Prishtina për gjashtë muaj, dhe u aktivizua në plot 13 ndeshje duke pasur 812  minuta në këmbë në kuadër të garave të Viva Fresh Ligës së Parë.

Kësisoj, klubi kryeqytetas shfrytëzon rastin që mbrojtësin Andi Salihu ta falënderoj për kontributin e dhënë, e po ashtu i uron shumë suksese në të ardhmen prej futbollisti.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave